Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dënohet me 6 muaj burg personi që kanosi Kurtin

GD
Gazeta Demos21 gusht 2026 në 10:29
Dënohet me 6 muaj burg personi që kanosi Kurtin

Është dënuar me gjashtë muaj burgim Kadri Xhemaili për kanosjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Xhemaili e ka pranuar fajësinë dhe ka kërkuar falje në seancën gjyqësore të premten. 

Gjykata e ka aprovuar kërkesën e palëve, prokurorit dhe mbrojtësit, për marrëveshjen për pranimin e fajësisë.

Prokurori Bekim Kodraliu parashtroi kërkesën fillimisht. 

“Marrëveshja është arritur me vullnet të lirë, pa asnjë presion. Pas konsultimit të mjaftueshëm të pandehurit me të mbrojturin e tij, i njoftuar me pasojat dhe benefitet e pranimit të fajësisë dhe se aktakuza e ngritur është e mbështetur në prova të ligjshme dhe të cilat vërtetojnë se i njëjti i ka marrë veprimet si në dispozitiv të aktakuzës. Meqë marrëveshja është e mbështetur në Kodin e Procedurës Penale, kërkoj nga ju që ta aprovoni marrëveshjen për pranimin e fajësisë”. 

E mbrojtësi i të pandehurit, avokati Rinor Arifi pohoi se mbrojtja mbetet pranë marrëveshjes së arritur me Prokurorinë për pranimin e fajësisë.

Në seancë ka munguar i dëmtuari Albin Kurti. Gjyqtari Rrahman Beqiri tha se Kurti e ka pranuar ftesën, ndërsa mungesën nuk e ka arsyetuar.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Xhemaili, më 22 tetor 2025 me dashje dhe me qëllim të frikësimit të personit zyrtar, lidhur me punën dhe pozitën e tij zyrtare si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, publikisht e ka kanosur të dëmtuarin Albin Kurti.

Gjithashtu, sipas aktakuzës, i pandehuri e ka kanosur të dëmtuarin përmes rrjetit social Facebook, duke i thënë se do ta privojë nga jeta.

muajkurtifajësisë

Të ngjashme

Pranohet marrëveshja e fajësisë ndaj Kadri Xhemajlit për kanosjen e Kurtit

Pranohet marrëveshja e fajësisë ndaj Kadri Xhemajlit për kanosjen e Kurtit

09:52
Del para trupit gjykues Kadri Xhemajli, i akuzuari për kanosjen e Kurtit

Del para trupit gjykues Kadri Xhemajli, i akuzuari për kanosjen e Kurtit

09:24
Mërgimtari nga Mitrovica: Thaçi është legjendë, trim, burrështetas, çlirimtar, e ka sjellë pavarësinë – nuk është si Albin Kurti, frikacak.”

Mërgimtari nga Mitrovica: Thaçi është legjendë, trim, burrështetas, çlirimtar, e ka sjellë pavarësinë – nuk është si Albin Kurti, frikacak

16:17
Një muaj paraburgim për tre fajdegjitë e Prizrenit, jepnin fajde me kamata të larta

Një muaj paraburgim për tre fajdegjitë e Prizrenit, jepnin fajde me kamata të larta

16:03

Më shumë nga Lajme

  • 10:49Vjedhje e rëndë në Leshak, vidhen para dhe stoli ari
  • 10:49Përplasje e tmerrshme në Gjermani, vetura copëtohet në disa pjesë – vdes 29-vjeçari
  • 10:47Vlora Çitaku kujton Bajram Rexhepin: Ishte më shumë se koleg, ishte mik i vërtetë
  • 10:45Inspektorati i Punës ndalon punimet në 12 vendpunishte në Skenderaj, Mitrovicë, Vushtrri, Prizren e Ferizaj
  • 10:42Gjashtë të lënduar në një aksident në Gjakovë, vozitësi dërgohet në mbajtje