Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka shpallur aktgjykimin ndaj të akuzuarit me inicialet B.S., i cili është shpallur fajtor për veprat penale të trafikimit me njerëz dhe lëndimit të lehtë trupor.
Sipas njoftimit të gjykatës, i akuzuari është dënuar me dënim unik prej tetë vjetësh burgim.
Po ashtu, gjykata ka vendosur që të akuzuarit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.
“Obligohet i akuzuari që në emër të paushallit gjyqësor të paguaj shumën prej 200 euro si dhe në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 50 euro, të gjitha këto pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Pala e dëmtuar, për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontekst të rregullt juridiko-civil. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, brenda afatit prej 30 (tridhjetë) ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës