Revolta studentore në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen edhe në Gjermani. Knut Abraham, deputet i CDU-së në Bundestagun gjerman dhe ish-këshilltar i kancelares Angela Merkel, ka reaguar për protestat në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e tij për zhvillimet dhe duke vënë në dukje kërkesat e qytetarëve shqiptarë kundër korrupsionit dhe lidhjeve mes politikës e krimit të organizuar.
Përmes një reagimi në rrjetin social X, Abraham thekson se kërkesat e protestuesve pasqyrojnë vlerat europiane që Shqipëria është zotuar të mbështesë.

