Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti ka deklaruar se bisedimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës për tejkalimin e bllokadës në Kuvend po vazhdojnë dhe se palët janë në rrugë të drejt për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Haliti ka thënë se një dakordim për një kandidat konkret për president do të mundësonte zhbllokimin e shpejtë të procesit institucional.
“Bisedimet me LDK-në po vazhdojnë dhe duket që janë në rrugë të mbarë që të kemi një përafrim sa i përket zgjedhjes së presidentit të Kosovës”, ka deklaruar Haliti për Frontonline.


