Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Deputeti Ramadani flet për youtuber-in që hyri tinëz në kampin e policisë

GD
Gazeta Demos22 tetor 2026 në 11:19
Deputeti Ramadani flet për youtuber-in që hyri tinëz në kampin e policisë

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ngriti shqetësimin rreth incizimit të një youtuber-i në Kampin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në Vrellë.

Ai tha se ky është një skandal që kërkon hetim të menjëhershëm.

“Një person që njihet me emrin Matt Nadin, ka hyrë javë më parë në Kampin që njihet si kampi i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Vrellë. Ka incizuar, filmuar dhe ka vendosur në YouTube, pjesë që assesi jo që vetëm nuk do duhej të incizoheshin e filmohen, por nuk do të duhej fare që dikush të ketë qasje në to. Nuk po flasim për park publik, po flasim për një objekt të rëndësisë së veçantë të infrastrukturës kritike, sigurisë kombëtare të Kosovës. E çka nëse ky ka qenë testim armiqësor? Rezultati dihet, shihet. Është e qartë, siguria është shkelë dhe ky është skandal fort i madh e që kërkon hetim serioz”, u shpreh Ramadani.

Pos tjerash, Ramadani tha se mungesa e reagimit nga ana e diplomacisë kosovare, pas vizitës së ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq në Rusi, dhe përsëritjes së kërcënimeve ndaj Kosovës, deputeti tha se kjo tregon që vendi ynë s’ka plan konkret.

“Ndërkohë që kërcënimet nuk janë veç të tilla, Ivica Daçiq i Serbisë shkoi në Rusi dhe Maria Zaharova e Kremlinit e përsëriti kërcënimin ndaj sigurisë tonë kombëtare duke e quajtur Kosovën në gjuhën e tyre sikurse e quajnë. Por nuk pamë reagim të diplomacisë sonë. E kur nuk shohim reagim, kuptojmë që nuk ka plan, e kur s’ka plan kuptojmë që nuk mundet me pas rezultate”, tha deputeti.

ramadanideputetikampin

Të ngjashme

Raporti i DASH-it, Ramadani: E dhimbshme kur shteti nuk arrin t’i mbrojë më të pambrojturit

Raporti i DASH-it, Ramadani: E dhimbshme kur shteti nuk arrin t’i mbrojë më të pambrojturit

10:10

Më shumë nga Lajme

  • 12:08Muja: Kontroll 100 për qind për mishin nga Brazili
  • 11:56Gërvalla: Faton Peci do të mbahet mend për luftimin e krimit dhe korrupsionit
  • 11:41Qytetari gjen një kuletë në Istog, e dorëzon menjëherë në polici
  • 11:39Shiroka-Pula s’tregon nëse do ta dekretojë Ligjin për Specialen
  • 11:39Goditet kontrabanda në veri: Sekuestrohen mbi 22 automjete dhe mallra mbi 200 mijë euro, asgjësohen 504 shpezë