Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësime për kontrollin e grurit të importuar në Kosovë, duke pretenduar se sasitë e importuara kontrollohen shumë pak.

Ymeri ka thënë se, sipas të dhënave që i janë dërguar, për mbi një milion kilogramë grurë të importuar, pjesa më e madhe nga Serbia, merret mesatarisht vetëm një mostër për analizë.

“Një kamion ka 25 ton, një kamion kontrollohet, 39 jo”, ka shkruar Ymeri