Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dëshmitari i Thaçit, Duncan, “godet” prokurorinë në Hagë: Pres me padurim…

GD
Gazeta Demos14 shkurt 2026 në 17:58
Dëshmitari i Thaçit, Duncan, “godet” prokurorinë në Hagë: Pres me padurim…

Ish-ambasadori britanik, John Stewart Duncan, i cili ishte dëshmitari i tretë mbrojtës në procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ka vlerësuar fjalët përfundimtare të mbrojtjes të paraqitura gjatë kësaj jave që po e lëmë pas.

Përmes një postimi në X, Duncan e ka quajtur “javë tejet domethënëse”, teksa ka shtuar se pret me padurim të dëgjojë përgjigjen e Prokurorisë ndaj dëshmisë së tij.

“Një javë tejet domethënëse në Dhomat e Specializuara. Pres me padurim që të dëgjoj prokurorinë të shpjegojë se si përmbledhja shumë e detajuar që e përmenda disa herë në dëshminë time përfaqëson ‘njohuri të pakta … mbi realitetin në terren’”, ka shkruar Duncan.

Prokuroria kishte vënë në dyshim peshën e dëshmive të disa diplomatëve dhe zyrtarëve të huaj, duke thënë se ata kishin informacione të kufizuara.

Diplomati britanik, John Stewart Duncan, ka dëshmuar në Hagë shtatorin e vitit të kaluar, teksa ka thënë, mes tjerash, se UÇK-ja nuk kishte hierarki ushtarake, dhe se Shtabi i Përgjithshëm ishte më shumë titull politik.

Më shumë nga Lajme

  • 13:31“Jozi u arrestua në tualet”, kush është i prangosuri tjetër dhe kush u shpall në kërkim
  • 13:30Mesha për Nënë Terezën bën bashkë Kurtin e Ramën, shfaqen afër njëri-tjetrit
  • 13:21Majko: Kosova rrezikon të hyjë në paradhomën e shteteve të dështuara
  • 12:45E zbulon Policia: Rrahja e Edi Kuçit, këto janë pesë veprat penale që rëndojnë mbi Jozefin Markun
  • 12:33Momenti kur arrestohet Jozefin Marku