Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dështimet e bisedimeve me Kurtin për presidentin, Abdixhiku: S’është fund, por moment kthese për LDK-në

GD
Gazeta Demos22 prill 2026 në 11:16
Dështimet e bisedimeve me Kurtin për presidentin, Abdixhiku: S’është fund, por moment kthese për LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se ka mbajtur një takim virtual me të gjitha 88 nëndegët e kësaj partie në mërgatë.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se i ka njoftuar për rrjedhën e proceseve negociuese, të cilat, siç thotë ai, fatkeqësisht dështuan, përkundër vullnetit maksimal dhe kërkesave miminale të partisë.

“Por ky dështim nuk është fund; është moment kthese. Dhe atë kthesë e madhe për Lidhjen. Folëm hapur për momentin politik dhe për domosdoshmërinë e bashkimit të së djathtës brenda LDK-së; si rruga e vetme për ta kthyer drejtimin e vendit dhe për të ndërtuar një alternativë të denjë për qytetarët”, ka shkruar kreu i LDK-së.

Ndër të tjera, Abdixhiku njofton se u dakordua për mobilizim të plotë dhe nisjen e menjëhershme të përgatitjeve për tubime e takime në mërgatë.

“Mërgata jonë nuk është vetëm mbështetje; është pjesë vendimtare e kthesës që po ndërtojmë. Koha për pritje ka përfunduar. Koha për veprim ka nisur”.

Lumir Abdixhiku

Më shumë nga Lajme

  • 23:58Tornadoja “shkund” Italinë, rreth 40 persona të lënduar
  • 23:50Deliu-Kodra: Kurti po i bllokon qëllimshëm institucionet, s’ndalemi deri në reflektim
  • 23:41Presidenti i Iranit: Të gatshëm ta rihapim Ngushticën e Hormuzit, nëse SHBA-ja përmbush kushtet
  • 23:23Rinia e PDK’së nesër zhvillon aksion simbolik para hyrjes së qeverisë
  • 23:18Diell, vapë dhe reshje shiu – kështu do të jetë moti gjatë fundjavës