Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Detaje për rastin tragjik të punëtorit në Prishtinë – trishtim në familjen Ramaj

GD
Gazeta Demos25 gusht 2026 në 09:44
Detaje për rastin tragjik të punëtorit në Prishtinë – trishtim në familjen Ramaj

Flurim Ramaj, 49-vjeç me origjinë nga Komuna e Malishevës, vdiq të hënën në vendin e tij të punës në Prishtinë.

Ramaj po punonte në një objekt ndërtimor në lagjen Veternik të kryeqytetit, kur ra nga lartësia dhe për pasojë vdiq.

Ngjarja u raportua rreth orës 10:00 të mëngjesit, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Policia tha se rrethanat e rënies së punëtorit nga lartësia janë ende të panjohura.

“Viktima m/k derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimor, në rrethana të panjohura ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka mbetur pa shenja jete”, tha policia në raport.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i 49-vjeçarit u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lajmi për vdekjen e 49-vjeçarit solli trishtim dhe dhimbje në familjen Ramaj, në Senik të Malishevës.

Një kushëri i afërt i të ndjerit njoftoi me pikëllim të hënën për vdekjen e 49-vjeçarit.

“E pabesueshme, e papranueshme”, shkroi në rrjetet sociale Festim Ramaj, kushëriri i Flurim Ramajt.

Ramaj ishte baba i dy fëmijëve dhe kryefamiljar.

Lidhur me rastin tragjik, Policia arrestoi të hënën Xhemajl Shalën, afaristin dhe bashkë-pronarin e kompanisë Shala Group Sh.p.k, nën dyshimin për rrezikimin e sigurisë në vendin e punës.

“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari Xh.Sh. dhe i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, tha policia.

Rasti po vazhdon të hetohet

ramajrastintragjik

Të ngjashme

Xhaxhai i Genta Mustafajt që u vra në rastin e Gllogjanit: U zhgënjyem nga drejtësia

Xhaxhai i Genta Mustafajt që u vra në rastin e Gllogjanit: U zhgënjyem nga drejtësia

08:24
Sot varroset 49-vjeçari nga Malisheva që vdiq pasi ra nga ndërtesa

Sot varroset 49-vjeçari nga Malisheva që vdiq pasi ra nga ndërtesa në Veternik

14:23
Mori mesazhe kërcenuese nga një numër i panjohur, raporton rastin në polici

Mori mesazhe kërcenuese nga një numër i panjohur, raporton rastin në polici

09:15
Aksident tragjik në Gjermani, 15-vjeçarja mbijeton, por jo edhe dy shokët e saj

Aksident tragjik në Gjermani, 15-vjeçarja mbijeton, por jo edhe dy shokët e saj

20:42

Më shumë nga Lajme

  • 15:08Krim brenda familjes në Greqi: Shqiptari vret gruan me thikë para syve të fëmijëve
  • 14:35Tragjedi në SHBA, 44-vjeçari vret tetë familjarë, mes tyre katër fëmijë
  • 14:31Kanosi me armë të shoqen në Palasë, lihet në burg Elvis Kosova
  • 14:14Përmbledhja e dosjes Sheholli: “Turshitë”, “kumbullat” e Serbisë deri te “planet e zbrazjes së Kosovës përmes islamizimit”
  • 14:04Hamza priti në takim lamtumirës ambasadorin Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës