Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i djeshëm i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, ku në fshatin Arllat të Drenasit është ndaluar një automjet me targa të Shqipërisë, brenda të cilit ndodheshin katër persona të dyshuar për kalim ilegal të kufirit.
Sipas informacioneve, automjeti është ndaluar pas orës 13:00, teksa po qarkullonte në rrugën Pejë–Prishtinë, në zonën e Arllatit. Përveç shoferit, shtetas i Shqipërisë, në veturë ndodheshin edhe tre persona të tjerë: dy shtetas të Bjellorusisë dhe një shtetas rus.
Policia dyshon se tre shtetasit e huaj kishin hyrë ilegalisht nga territori i Shqipërisë në Kosovë.
