Një incident i rëndë ka tronditur mbrëmjen e së enjtes qytetin e Junikut, ku disa të rinj dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike me përdorim të armëve dhe thikave.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45 në parkingun e Palestrës Sportive “Ereniku”, në lagjen Qestaj, ndërsa Policia është alarmuar pas raportimeve për të shtëna dhe konflikt mes disa personave.
Sipas burimeve të afërta me hetimin, njësitë policore kanë reaguar menjëherë, por personat e dyshuar ishin larguar nga vendi i ngjarjes para arritjes së Policisë. Në lokacion janë gjetur dy gëzhoja të zbrazëta, ndërsa gjatë zhvillimit të hetimeve janë sekuestruar edhe armë dhe mjete të ftohta.
Mësohet se më vonë Policia Kufitare në Ponoshec ka ndaluar një veturë BMW me katër persona brenda saj, ku njëri prej tyre kishte lëndime në fytyrë.
