Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dhimbje e lot, pamje që nuk u panë nga varrimi i Enver Bajraktarit

GD
Gazeta Demos6 gusht 2025 në 20:59
Dhimbje e lot, pamje që nuk u panë nga varrimi i Enver Bajraktarit

Është varrosur 55-vjeçari, Enver Bajraktari, i cili u gjet i groposur në ara në Baicë të Lipjanit.

Miq e familjarë i dhanë lamtumirën e fundit.

Bajraktari u gjet fillimisht i varrosur nga fshatarët e fshatit Baicë, të cilët kishin dalë në kërkim të tij, në momentin kur familja kishte vërejtur se tashmë i ndjeri ishte zhdukur.

“Rreth orës 16:00 familjarët thonë që e ka lëshuar lopën ai. Pas orës 17:30-18:00, lopa është kthyer te shpëpija, por është kthyer vetëm, pa çoban. Kanë tentuar me e thirr në telefon, por më s’kan mujtë me pas kontakt. Kanë thirr nëpër mixhallar, nëpër këto restorantet që i kemi ne këtu, s’është kurrkund. Kur e kanë pa [familjarët] që s’është kurrkund, pas orës 20:00-21:00 ka filluar publikisht krejt fshati me kërku nëpër male, nëpër rrethinë, atje te ura poshtë, gjithkah”.

I pyetur se si e morën vesh që ai ishte përafërsisht lokacioni ku ndodhej tashmë i ndjeri, ai tha se për këtë e ndihmuan kamerat e shtëpisë së vëllait të tij.

“Kanë hy me vëzhgu. I kanë thirr vëzhguesit e kamerave, përmes shtëpisë së vëllit të tij, e kanë gjetë që lëvizja e fundit ka qenë që ka ardhë deri qëtu te kjo shtëpija këtu e vogël, tani në bazë të saj, kanë ardhë kanë kërkuar qëtu në terren. Ata djemt që kanë ardhë deri te gjurmët e të ndjerit, kanë ardhë duke lyp përmes shtagës që e ruan lopën, tani aty e kanë parë që ka zvarritje të kallamoqit”.

“Aty kur e kanë parë kallamoqin, kanë shkruar deri te gjurmët e tij. E kanë vërejtur dheun e sapo vendosur, edhe msiri përmbi ishte mbjell. Kur e kanë hap varrin, i kanë parë dërrasat, dhe nër to e kanë vërejtur se është edhe një kufomë. Prejt aty ka ndërhyrë Policia”, tha ai.

Sipas tij, viktima ’nuk supozohet’’ që ka pasur probleme me dikë, teksa shtoi se i njëjti la pas vetës 4 fëmijë.

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka thënë se po ndërmerren veprime hetimore intensive për zbardhjen e plotë të rastit të vrasjes së Enver Bajraktarit në Lipjan.

“Lidhur me rastin e raportuar të personit të zhdukur në Komunën e Lipjanit se me datë 04.05.2025, është gjetur një trup i pajetë, aktualisht janë duke ndërmarrë veprime hetimore intensive nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, me qëllim të zbardhjes së plot të rrethanave të rastit. Për më shumë informacione ju njoftojmë me kohë.”

vdekje

Të ngjashme

Bilanc tronditës në Evropë, mbi 25 mijë vdekje nga vapa ekstreme

Bilanc tronditës në Evropë, mbi 25 mijë vdekje nga vapa ekstreme

19:52

Më shumë nga Lajme

  • 23:40ASK publikon statistikat e lindjeve, vdekjeve e kurorëzimeve për muajin qershor, detaje
  • 23:32Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kah Dhërmiu
  • 23:22Punëtorë nga Azia në Kosovë, të rinjtë tanë drejt Evropës – ku po dështon tregu i punës?
  • 23:21Temperatura të larta, IHMK apelon për kujdes gjatë ekspozimit në diell
  • 23:19Pikat kufitare pa fluks, kolona vetëm te Dheu i Bardhë