Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dhunë dhe plaçkitje, u sulmuan institucionet, bankat e bizneset – çka ndodhi dje në protestë

GD
Gazeta Demos16 tetor 2026 në 08:02
Dhunë dhe plaçkitje, u sulmuan institucionet, bankat e bizneset – çka ndodhi dje në protestë

Dita e tretë e protestës në Tiranë, e cila nisi në orën 09:00, u shoqërua me akte të shumta dhune, përplasje me Policinë dhe dëme të konsiderueshme materiale në institucione publike, banka dhe biznese private.

Protestues të maskuar hodhën gurë, tulla, sende të forta dhe fishekzjarrë në drejtim të institucioneve dhe efektivëve të Policisë. Gjatë protestës u sulmuan dhe u plaçkitën disa biznese, ndërsa u dogjën kioska dhe kabina rojesh në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Përplasjet më të ashpra u regjistruan pranë Kryeministrisë, ku tensionet zgjatën rreth një orë e gjysmë. Për shpërndarjen e protestuesve, Policia përdori gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë. Si pasojë e incidenteve, 26 persona mbetën të lënduar, ndërsa dy efektivë policie, një nga Durrësi dhe një nga Shkodra, përfunduan në spital.

Protesta nisi pranë Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit shkulën kangjellat dhe goditën me gurë godinën. Gjatë tubimit u dëmtuan edhe biznese përgjatë Rrugës së Durrësit, ndërsa më pas protestuesit u zhvendosën drejt Kuvendit, ku Policia ndërhyri me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Tensionet vijuan pranë Ministrisë së Infrastrukturës, ku u thyen xhamat e godinës. Disa protestuese u shtrinë në rrugë, duke penguar lëvizjen e efektivëve, ndërsa Policia përdori spraj, gaz lotsjellës dhe ujë për të hapur rrugën.

Më vonë, protestuesit u kthyen në Rrugën e Durrësit, ku u dëmtuan edhe dy biznese pranë Muzeut Historik Kombëtar. Në njërin prej tyre u thye vitrina dhe protestuesit hynë brenda, duke dëmtuar ambientet dhe marrë një fikëse zjarri, e cila më pas u hodh në mes të materialeve që po digjeshin në rrugë.

Gjatë protestës u sulmuan gjithashtu Bashkia e Tiranës dhe selia e Partisë Socialiste, në drejtim të të cilave u hodhën gurë dhe fishekzjarrë. Policia ndërhyri me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Sulme pati edhe ndaj Ministrisë së Mjedisit, Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Ekonomisë, kësaj të fundit duke iu vënë edhe zjarri. U dëmtuan gjithashtu xhamat e Teatrit të Kukullave.

Në shënjestër të protestuesve përfunduan edhe bankat e nivelit të dytë. Të paktën katër prej tyre u sulmuan në zona të ndryshme të Tiranës. Protestuesit thyen dyer e xhama, dëmtuan hyrjet dhe fasadat, ndërsa në një rast hynë brenda një banke dhe nxorën jashtë dosje e dokumente. U shkatërrua edhe bankomati i një banke tjetër.

Përveç bankave, protestues të maskuar sulmuan edhe dyqanet e dy kompanive telefonike, si dhe biznese të tjera në kryeqytet. Gjatë incidenteve u dogjën disa kioska, si dhe kabina e rojës pranë Agjencisë së Sigurisë Kibernetike dhe ajo pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Përplasjet dhe sulmet ndaj institucioneve vijuan edhe gjatë orëve të mbrëmjes, kur protestuesit u rikthyen pranë Kryeministrisë dhe sulmuan sërish ambientet e Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Ekonomisë.

Në reagimin e tij për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters, kryeministri shqiptar, Edi Rama, përjashtoi mundësinë e dorëheqjes, duke theksuar se qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike dhe jo përmes dhunës. Ai u shpreh i gatshëm për dialog me studentët dhe për adresimin e kërkesave të tyre legjitime.

sulmuanbiznesendërsa

Më shumë nga Lajme

  • 08:36Maqedonci: Këtë vit presim një sasi të Javelinëve, zhvillimet globale shkaktuan vonesa
  • 08:26Astrit Mehmetaj del në pension nga FSK-ja në 50-vjetorin e lindjes: 30 vite në shërbim të atdheut
  • 08:21Rama nga një biznes i djegur: Kjo flamë nuk është dora e studentëve, është dora e atij që ka kapur për fyti opozitën
  • 08:16"I rashë pishman që u dorëzova, thashë është e premte të shkoj në diskotekë", E burgosura trondit me rrëfimin: 10 vjet kur i kam pasë, ia kom fillu me pi kokainë
  • 08:13Rama sot mban konferencë për media lidhur me Lojërat Mesdhetare 2030