Analisti Dibran Hoxha, ka thënë në “Pressing”, që kanë një gjë të përbashkët dy grupet në LDK, sipas tij kjo e përbashkët është mos guximi.

Ai ka thënë se gjashtë deputetët kanë të drejtë të jenë kundër Albin Kurtit, por duhet të gjejnë një platformë që iu përmbush këtë kauzë.

“Ka diçka të përbashkët në mes këtyre dy grupeve të LDK-së, që është mos guximi. 6shja tjetër ka të drejtën e botës me qenë kundër Albin Kurtit, por këta duhet me gjetë një platformë që ia përmbush këtë kauzë. Këta e kanë edhe të drejtën me nxit beteja të brendshme kundër Lumir Abdixhiut, por këta e kanë nxitur një Kuvend të brendshëm dhe nuk kanë tregu kush është kandidati i tyre. Këta nuk e gjejnë platformën e vetë”, ka thënë ai.