Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Diella” nuk bie nga qeveria, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD-së

GD
Gazeta Demos8 tetor 2026 në 12:47
“Diella” nuk bie nga qeveria, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD-së

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka rrëzuar me shumicë votash kërkesën e 39 deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët kundërshtuan dekretet e Presidentit për emërimin e Këshillit të Ministrave dhe përfshirjen e “Diellës”, sistemit të inteligjencës artificiale, në strukturën qeverisëse.

Deputetët e PD-së kishin kërkuar shfuqizimin e pjesëve të dy dekreteve presidenciale, me pretendimin se përmes tyre ishte krijuar një strukturë e re ministrore dhe i ishte ngarkuar Kryeministrit një përgjegjësi që, sipas tyre, nuk buronte nga Kushtetuta apo ligji.

Në vendimin e publikuar më 8 tetor, Gjykata Kushtetuese thekson se çështja është e re, pasi nuk ka pasur më herët një rast të ngjashëm në kontekstin e përdorimit të inteligjencës artificiale në ushtrimin e kompetencave publike.

Sipas Gjykatës, përdorimi i inteligjencës artificiale nuk mund të ndryshojë rendin kushtetues dhe ligjor për ushtrimin e kompetencave publike, përgjegjësinë dhe llogaridhënien.

“Përdorimi i një mjeti teknologjik nuk mund të krijojë, zgjerojë, transferojë ose zëvendësojë këto kompetenca”, thuhet në vendim.

Megjithatë, Gjykata ka vlerësuar se kërkesa e deputetëve nuk mund të shqyrtohej mbi bazën e kompetencave kushtetuese që ata kishin pretenduar.

Lidhur me kompetencën për kontrollin e akteve normative, Kushtetuesja ka konstatuar se formulimi i kundërshtuar mund të prodhojë efekt juridik individual ndaj Kryeministrit, por nuk ka karakter normativ dhe nuk krijon në mënyrë autonome kompetenca apo struktura të reja kushtetuese.

Sa i përket pretendimit për një mosmarrëveshje kompetencash ndërmjet pushteteve, Gjykata ka vlerësuar se deputetët që e kanë paraqitur kërkesën nuk legjitimohen për ngritjen e një mosmarrëveshjeje të tillë, pasi nuk janë subjekt në konflikt dhe as subjekt i cenuar drejtpërdrejt.

Ndërkaq, për pretendimin që lidhej me zgjedhshmërinë dhe emërimin e funksionarëve kushtetues, Gjykata ka arsyetuar se rasti i “Diellës” nuk lidhet me një funksionar konkret kushtetues, zgjedhshmëria, papajtueshmëria apo emërimi i të cilit mund të jetë objekt kontrolli kushtetues.

Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese, me shumicë votash, ka vendosur rrëzimin e kërkesës së 39 deputetëve të PD-së.

kushtetuesjakërkesënpd-së

Të ngjashme

Kushtetuesja ka pranuar kërkesën e Haxhiut për sqarime lidhur me kompetencat presidenciale pas skadimit të mandatit

Kushtetuesja ka pranuar kërkesën e Haxhiut për sqarime lidhur me kompetencat presidenciale pas skadimit të mandatit

16:47

Më shumë nga Lajme

  • 13:51“Jo në emrin tim”, shqiptarët protestojnë nesër në Bonn të Gjermanisë kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
  • 13:50Situata në Trepçë drejt normalizimit, aktivizohen pompat pas ndërprerjes së rrymës
  • 13:44Presidenca deklarohen për takimin me Kurtin: U shpreh gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë
  • 13:12Dogana ndaloi mbi 30 mijë euro të padeklaruara, udhëtari tha se s’kishte asgjë
  • 13:09Inspektorati Policor: Do të verifikohen pretendimet lidhur me afatin e skaduar të gazit lotsjellës