Një zjarr ka rënë në ambientet e një kompleksi pallatesh, ku ndodhen edhe zyrat e medias online ‘Dritare Tv’.
Mësohet se flakët kanë lënë pas dëme të mëdha në regjinë e transmetimit të ‘Dritare Tv’, ndërkohë që drejtuesja, gazetarja Rudina Xhunga, ka rrëfyer momentet e përhapjes së zjarrit që nisi nga tubat e aspirimit të një restoranti dhe që u përhap në ambientet e zyrave të medias online.
Ajo tregoi se flakët ‘mbërritën’ në redakasi, sapo kishte përfunduar xhirimi i dy emisioneve.
“Po digjeshim”, shprehet Xhunga, duke kujtuar momentet kur prioritet sipas saj ishte nxjerrja e njerëzve jashtë, fikja e automateve dhe mbërritja e zjarrfikësve, të cilët ajo i falënderon për ndërhyrjen e shpejtë.
Shuarja e zjarrit dhe shkrirja e tubave të shkarkimit të ujërave dhe të shiut shkaktuan përmbytjen e ambienteve.

