Iu deshën vetëm tri minuta që flakët të përfshijnë shtallën e familjes Bajrami nga Gurrakoci dhe të marrin gjithçka me vete.
Kur zjarri u shua, la pas vetëm hirin dhe makineritë e djegura në këtë shtallë.
Gjatë përpjekjeve për të shpëtuar bagëtitë, djali i familjes Bajrami u lëndua nga flakët. Megjithatë, falë ndërhyrjes së qytetarëve, u shpëtuan 12 krerë lopë.
Për fat të keq, disa mjete pune dhe ushqimi për bagëtitë nuk u shpëtuan.