Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dimal Basha pas aksidentit fatal në autostradë: Rruga ishte e pastruar, po presim raportin e Policisë

GD
Gazeta Demos15 qershor 2026 në 18:43
Dimal Basha pas aksidentit fatal në autostradë: Rruga ishte e pastruar, po presim raportin e Policisë

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka reaguar pas debatit të krijuar në lidhje me aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”, duke mohuar pretendimet se ngjarja lidhet me praninë e dheut në rrugë.

Basha tha se kontratat e nënshkruara nga ministria kanë të bëjnë me sanimin e plotë të skarpatave në tri segmente të autostradës, e jo vetëm me largimin e dheut, siç është raportuar dhe pretenduar nga kundërshtarët politikë.

Sipas tij, në momentin kur ndodhi aksidenti fatal gjatë fundjavës, autostrada kishte qenë e pastruar nga dheu.

“Po presim raportin zyrtar të Policisë së Kosovës dhe refuzojmë të bëhemi pjesë e manipulimeve politike që tentojnë të përfitojnë nga tragjeditë njerëzore”, ka deklaruar Basha.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës, ndërsa ka akuzuar disa kundërshtarë politikë se po e përdorin tragjedinë për përfitime politike.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 21:03Përpjekjet e dështuara të Serbisë për spiunazh në Kosovë
  • 21:03Gërmimet në Zubin Potok, Gara: Mostrat biologjike dërgohen për testim të ADN-së në Holandë
  • 21:02Koci kërkon ndërhyrjen e shtetit për arrestimet në Serbi: Duhet të koordinohemi për mbrojtjen e qytetarëve tanë
  • 21:02Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur mbështetjen e tij për sportistët kosovarë që do ta përfaqësojnë vendin në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Kurti ka thënë se pas çdo paraqitjeje dhe fitoreje të sportistëve qëndrojnë vite punë, disiplinë dhe sakrificë, duke vlerësuar rezultatet e Kosovës në arenën ndërkombëtare, pavarësisht madhësisë së vendit. Ai ka theksuar se një brez i ri sportistësh është gati të shkruajë një kapitull të ri të sportit kosovar, ndërsa ka falënderuar trajnerët, federatat, Komitetin Olimpik të Kosovës, familjet dhe të gjithë ata që i mbështesin sportistët. Kurti u ka bërë thirrje sportistëve të garojnë me besim dhe përkushtim, duke nënvizuar se mënyra se si luftohet për fitoren është po aq e rëndësishme sa vetë rezultati. “Shkoni me krenari dhe jepni më të mirën tuaj”, ka qenë mesazhi i Kurtit, i cili u ka uruar sukses sportistëve, duke shpresuar që flamuri i Kosovës të ngrihet në podium edhe me medalje.
  • 20:35Me flamur të Serbisë në krah, ky është serbi që u arrestua sot nga Policia e Kosovës