Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Disa komuna marrin masa për parandalimin e rreziqeve nga fishekzjarrët

GD
Gazeta Demos30 dhjetor 2025 në 23:27
Disa komuna marrin masa për parandalimin e rreziqeve nga fishekzjarrët

Edhe këtë vit, dukuria e shitjes dhe përdorimit të mjeteve piroteknike në hapësira publike, tregje dhe sheshe, vazhdon të jetë prezente.

Që festat të kalojnë sa më mirë dhe pa incidente, komunat kanë ndërmarrë masa parandaluese, ku tashmë janë paraparë gjoba për shkelësit.

“Si Drejtori e Inspekcionit, në kuadër të aktiviteteve tona, kemi ndërmarrë masa inspektuese dhe po trajtojmë të gjitha dukuritë negative në kryeqytet, veçanërisht përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësira publike si sheshe e tregje. Kur hasim në raste të tilla, shqiptojmë gjoba nga 100 deri në 500 euro”, ka thënë Alban Ymeri, udhëheqës i sektorit të rendit në Prishtinë.

Vendime për ndalimin e përdorimit të fishekzjarreve në hapësira publike kanë marrë edhe disa komuna, përfshirë Gjilanin, Prizrenin dhe Vushtrrinë, shkruan RTK.

Ekspertët e sigurisë dhe mjekët bëjnë thirrje që festimet e Vitit të Ri të organizohen në mënyrë të përgjegjshme. Njohësi i çështjeve të emergjencave, Tahir Ahmeti, thekson se përdorimi i mjeteve piroteknike përbën rrezik serioz për sigurinë publike dhe bën thirrje që institucionet të ndërmarrin masa parandaluese si ndalesa të përkohshme, kontrolle në hapësira publike dhe zbatim të rreptë të rregullave.

Ndryshe, çdo vit institucionet shëndetësore raportojnë raste të lëndimeve, kryesisht te fëmijët dhe të rinjtë, si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të fishekzjarreve gjatë festave të fundvitit.

Policia e Kosovës apelon për kujdes dhe respektim të ligjit, duke rikujtuar se përdorimi i mjeteve piroteknike pa autorizim është i ndaluar

fishek zjarre

Më shumë nga Lajme

  • 21:00Çka deklaruan nga POLICIA për arrestimin e qytetarit që kanosi Ramush Haradinajn
  • 20:58Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime
  • 20:53Arrestohet personi që kërcënoi Ramush Haradinajn
  • 20:22Diaspora në Kuvend: Moskonstituimi përçan edhe mërgimtarët
  • 20:15Kërcënimi ndaj Haradinajt, Prokuroria del me njoftim