Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Disa plagë nga arma e zjarrit, Spitali jep detaje për 59-vjeçarin nga Suhareka

GD
Gazeta Demos18 nëntor 2026 në 14:38
Disa plagë nga arma e zjarrit, Spitali jep detaje për 59-vjeçarin nga Suhareka

Spitali i Përgjithshëm në Prizren ka publikuar një njoftim zyrtar lidhur me rastin e plagosjes me armë zjarri në Suharekë, ku një person ka humbur jetën.

Sipas njoftimit, viktima, i lindur në vitin 1967, është sjellë në Emergjencën e spitalit nga ekipi i urgjencës së Suharekës, më 18 nëntor, rreth orës 12:50, pa shenja jete.

Gjatë ekzaminimit mjekësor, në trupin e tij janë konstatuar disa plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Ekipi i emergjencës, së bashku me kirurgun dhe anesteziologun kujdestar, kanë ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme për reanimim.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve për reanimim kardiopulmonar, ato kanë rezultuar pa sukses dhe është konstatuar vdekja e pacientit.

“Për rastin është njoftuar Policia e Kosovës, e cila ka vazhduar me procedurat dhe veprimet e mëtejshme ligjore”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq i dyshuari për vrasjen është lokalizuar dhe i njëjti është arrestuar nga Policia e Kosovës.

plagëarmazjarrit

Më shumë nga Lajme

  • 14:15I dyshuari për vrasjen në Suharekë, ishte dëbuar nga Zvicra për vrasjen e gruas së tij
  • 14:14‘‘Vajza e tij më tha na prish rendin e na ndalin vizitën’’, vëllai i Jakup Krasniqit tregon pse s’arriti ta takonte vëllain e tij
  • 14:05Kurti emëron Fëllanza Podrimjen zëvendësministre në Ministrinë e Jashtme
  • 13:50Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Suharekë
  • 13:39Një avokat i ri i bashkohet ekipit mbrojtës të Kadri Veselit