Florjan Tabaku, i riu që humbi javën e kaluar pranë kufirit Kosovë-Shqipëri, ende nuk është gjetur.
Vëllai i tij, Fabjoni, i është drejtuar sërish redaksisë së Klankosova.tv, duke thënë se nuk kanë ende asnjë informacion për 26-vjeçarin që ka aftësi të kufizuara.
Për gjetjen e tij ishin angazhuar Policia e Kosovës, Policia e Shqipërisë, Shoqata për Kërkim-Shpëtim Malor e Kosovës, si dhe vullnetarë të ndryshëm, mirëpo deri më tani nuk janë gjetur gjurmë, njofton Klankosova.tv.
Kushdo që ka informacione për Florjanin, mund të kontaktoni në këta numra: +355 69 393 8983 ose +355 68 340 7951.