Sot është 12 qershori, 27-vjetori i Ditës së Çlirimit të Kosovës, që përkujton hyrjen e trupave paqeruajtëse të NATO-s (KFOR) në Kosovë në vitin 1999.
Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj, në emisioni “Ora 7”, i emocionuar tregoi se si ishte 12 qershori i vitit 1999.
Me këtë rast, ai ua uroi ish-krerëve të UÇK-s në Hagë ditën e çlirimit të Kosovës.
“Urime dita e çlirimit, dhe shfrytëzoj rastin t’ua uroj edhe atyre që ende po kontribuojnë për lirinë, fatkeqësisht po duhet të kontribuojnë shokët tanë në Hagë, edhe atyre shokë urime dita e çlirimit, dhe uroj që ditët tjera t’i festojmë bashkë këtu”, tha Haradinaj.
Ai tregoi më tej rrëfimet nga kjo ditë e vitit 1999.
Data 12 qershor, neve na ka gjetur në luftë frontale në Koshare, është ditë e cila për ne, edhe pse këndej lajmëroheshin se trupat e NATO-s po hyjnë, në Koshare vazhdohej ende të luftohej, prandaj në Koshare është vazhduar edhe tri ditë të forta pas të 12-tit diku edhe dy ditë të tjera lufta sporadike të vogla sepse njerëzit e paguar që ishin, mercenarë të paguar, ata një pjesë nuk ngonin urdhrat që të kthehen dhe t’i lënë frontet e luftës”, ka thënë Haradinaj.
Ai poashtu shprehu ngushëllime për humbjen e veteranit të UÇK-s, Sahit Jashari, i cili vdiq dje.
Duhet fatkeqësisht të shpreh ngushëllime të gjithë veteranëve, familjarëve të dëshmorëve, gjithë bashkëluftëtarëve për humbjen e djalit të orëve të para të UÇK-së, Sahit Jashari, prandaj ngushëllime të gjithëve, ngushëllime edhe familjes Jashari posaçërisht”, tha Haradinaj.