Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Djali i “El Chapo” pranojë fajësinë në SHBA – do të dënohet më pak se babai i tij

GD
Gazeta Demos12 korrik 2025 në 09:09
Djali i “El Chapo” pranojë fajësinë në SHBA – do të dënohet më pak se babai i tij

Një nga djemtë e narkobosit meksikan, Joaquin “El Chapo” Guzman, bashkëthemelues i kartelit Sinaloa, Ovidio Guzman Lopez, ka pranuar fajësinë para një gjykate amerikane, si pjesë e një marrëveshjeje që i siguron një dënim më të lehtë me burg.

I njohur me nofkën “El Ratón” (Miushi), Ovidio 35-vjeçar është i vetmi nga katër djemtë e udhëheqësit të kartelit që ka arritur një marrëveshje me drejtësinë amerikane dhe ka pranuar fajin. Babai i tij, “El Chapo”, po vuan një dënim të përjetshëm në SHBA, i shqiptuar në vitin 2019, shkruan theguardian.

Prokurori amerikan Jay Clayton deklaroi të premten në gjykatën e Manhattan se ky është një “hap i rëndësishëm për të mbajtur kartelin Sinaloa dhe udhëheqësit përgjegjës për rolin e tyre në epideminë e fentanilit, një drogë që ka marrë shumë jetë në SHBA”.

Gjykata në New York, më 1 korrik, tërhoqi akuzat për trafik droge ndaj Ovidio Guzmanit si pjesë e marrëveshjes, duke shmangur kështu gjyqin dhe duke i siguruar një dënim më të lehtë, sipas analistëve, sesa ai i të atit. Data e shpalljes së dënimit ende nuk është caktuar.

Në kuadër të marrëveshjes, Ovidio Guzman pranoi fajësinë për komplot në lidhje me trafikimin e drogës dhe për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, njoftoi drejtësia amerikane. Ai gjithashtu pranoi se ai dhe tre vëllezërit e tij kishin marrë rolin e të atit brenda kartelit.

Ovidio u arrestua në janar 2023 gjatë një operacioni në Culiacan, në veriperëndim të Meksikës, ku humbën jetën të paktën 29 persona.

Nëntë muaj më vonë, ai u ekstradua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më shumë nga Lajme

  • 23:55Shukri Buja: Turp për deputetët e opozitës!
  • 23:17Aksident mes një veture dhe një motoçiklete te Parku i Qytetit në Prishtinë
  • 23:17Haradinaj kritikon deputetët e PDK-së: Edhe këta u dashtë me i rrotullu e me i shti brenda Kuvendit
  • 23:13Përfundon protesta në sheshet e Prishtinës
  • 23:06Zhvillimi i protestës, Policia del me njoftim të ri