Protestat e shumta po vazhdojnë në qytete të ndryshme të Kosovës, në shenjë reagimi ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.
Qytetarë të shumtë po mblidhen për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj dënimit me gjithsej 81 vjet burgim për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Në Klinë, sot janë parë së bashku djali i Rexhep Selimit dhe ai i Jakup Krasniqit, në mesin e qytetarëve të mbledhur në shenjë proteste ndaj vendimit të Hagës.




