Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Do e ndalnim fizikisht”- Tahiri zbulon planin e AAK-së rreth seancës për imponimin e presidentit

GD
Gazeta Demos15 maj 2026 në 21:20
“Do e ndalnim fizikisht”- Tahiri zbulon planin e AAK-së rreth seancës për imponimin e presidentit

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në një intervistë në emisionin Rubikon në Klan Kosova ka zbuluar për herë të parë planin që, sipas tij, kishte përgatitur AAK-ja për ta ndaluar procesin e votimit të kandidates për presidente, të Lëvizjes Vetëvendosje, në rast se procesi do të vazhdonte pa korum.

Tahiri theksoi se AAK-ja, kishte paralajmëruar se nuk do të lejonte zgjedhjen e presidentit me 60 vota.

“Po e them për herë të parë se çka ka ndodhë atë natë kur ka dalë kryeministri në konferencë për media e deklaroi se opozita janë strukë nëpër zyre. Atë natë ne e kemi pasur në plan me shku e me prish atë konferencë. Po të kish ndodhë që me shku në raundin e tretë, ai proces ish ndalë. Do të ndalej me krejt mekanizmat e mundshëm, unë personalisht me kolegët e mi ishim hi në sallë edhe e kishim ndalë”, deklaroi Tahiri.

Sipas tij, nëse procesi nuk do të ndalej institucionalisht, AAK-ja ishte e gatshme ta pengonte edhe fizikisht zhvillimin e seancës.

“Po të mos e kishin ndalë, ne e kishim ndalë edhe ndryshe. Ish ndalë fizikisht. Po e them këtë për shkak se njëherë e përgjithmonë duhet me pas parasysh se askush prej neve nuk është mbi ligjin, asnjë njeri në Kosovë nuk është mbi Kushtetutë. Me zgjedh president me 60 vota nuk e kishim lënë”, tha ai në Rubikon.

AAK

Më shumë nga Lajme

  • 08:34Time Kadrijaj: Adresa më e keqe e këtij vendi është Albin Kurti
  • 08:32Behrami: Ndërtesa e Qeverisë është okupuar nga një deputet, Kosova në kolaps total
  • 08:09Ishin të pandashëm, Egzon Sahiti i jep lamtumirën shokut të ngushtë, Laurent Krasniqit: Ma ke këput shpirtin
  • 07:48PDK vazhdon ta bllokojë hyrjen e Qeverisë, e presin Albin Kurtin që të dalë dhe të flasë me ta
  • 07:37Zemaj i dërgon pyetje live në intervistë Abdixhikun: Po thoni se Bekim Sejdiu është i LDK-së, pse s’po hyni në qeveri?