Korab Bajgora, i arrestuar të premten për kërcënimet ndaj familjes së Ramush Haradinajt, del të jetë emër i njohur për organet e drejtësisë.
Bajgora, me vendbanim në Pejë, ishte arrestuar në janar të vitit të kaluar nga Policia.
Ai dyshohej se kishte kërcënuar zyrtarët e Policisë së Kosovës derisa ata po mundoheshin ta neutralizonin të dyshuarin.
“Nëse afroheni do tё ju gjuaj ose do ta vras veten”, thuhej se kishte thënë Bajgora, bazuar në një raportim të Sinjalit më 15 janar të vitit 2025 .
