Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dogana ia konfiskon afro 20 mijë euro shtetasit të Serbisë

GD
Gazeta Demos8 shtator 2025 në 14:41
Dogana ia konfiskon afro 20 mijë euro shtetasit të Serbisë

Dogana e Kosovës njofton se zyrtarët doganorë kanë sekuestruar 20 mijë euro të padeklaruara në pikëkalimin kufitar në Jarinjë.

Sipas Doganës, gjatë një kontrolli rutinë të automjeteve që hynin në territorin e Republikës së Kosovës, doganierët kanë zbuluar dhe sekuestruar mjete monetare të padeklaruara në vlerë prej afro 20 mijë euro.

“Mjetet monetare janë gjetur në posedim të një shtetasi të Serbisë, i cili po hynte në territorin e Republikës së Kosovës. Paratë e sekuestruara përbëheshin kryesisht nga monedha në dinarë serb, ndërsa pjesa tjetër në valutën euro. Mjetet monetare nuk ishin deklaruar sipas rregullave doganore në momentin e hyrjes. Sipas legjislacionit të Republikës së Kosovës çdo shumë monetare mbi 10,000 euro që hyn ose del nga territori i vendit duhet të deklarohet pranë autoriteteve doganore”, thuhet në njoftim.

Andaj, Dogana thekson se mosdeklarimi i këtyre mjeteve përbën shkelje ligjore dhe i nënshtrohet procedurave administrative dhe ndëshkuese, si dhe hetimeve të mëtejshme.

JarinjeParaSekuestrim

Më shumë nga Lajme

  • 19:58Nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë për shkak të temperaturave të larta
  • 19:19Aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete në Emshir të Prishtinës
  • 19:16Sherri për klientët, plagoset shitësi i biletave në Vlorë
  • 19:15NATO rrëzon një tjetër dron të dyshuar rus
  • 19:11“Më etiketon me formulime fyese”, Tahiri kërkon nga Halil Geci ta largojë postimin për të: Përndryshe, çështjen do ta dërgoj në gjykatë