Njësitet e Sektorit Anti-Kontrabandë të Doganës së Kosovës kanë konfiskuar 876 kilogramë duhan dhe 118 mijë cigare të dyshuara për kontrabandë gjatë një kontrolli në disa hapësira depoje në Prizren.
Kontrolli është kryer më 28 shtator, bazuar në informacione të siguruara nga terreni.
Sipas të dhënave të Doganës, gjatë kontrollit janë gjetur 791 kilogramë duhan i grirë i paketuar dhe 85 kilogramë duhan i grirë i papaketuar.
Po ashtu, janë sekuestruar 21 mijë cigare të markës “Marble” pa banderolë, si dhe 97 mijë cigare me banderolë të Bosnjës dhe Hercegovinës, por pa banderolë të Republikës së Kosovës.


