Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dogana konfiskon 128 palë këpucë të markave të njohura, shoferi i automjetit nuk i deklaroi

GD
Gazeta Demos8 korrik 2026 në 09:42
Dogana konfiskon 128 palë këpucë të markave të njohura, shoferi i automjetit nuk i deklaroi

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë ndaluar 128 palë këpucë të markave të mbrojtura, gjatë një kontrolli në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit.

Rasti është regjistruar mbrëmë rreth orës 22:00, kur një automjet me targa vendore është përzgjedhur për kontroll.

Sipas njoftimit zyrtar, drejtuesi i automjetit fillimisht ka deklaruar se nuk kishte mallra për deklarim. Pas dyshimeve, zyrtarët doganorë kanë kryer kontroll fizik të automjetit, ku në bagazh kanë zbuluar këpucët e dyshuara.

Për mallrat e gjetura nuk është paraqitur dokumentacion që dëshmon origjinën, importin e rregullt apo të drejtën për përdorimin dhe qarkullimin e produkteve.

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ndaj rastit është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, ndërsa malli është ndaluar për procedura të mëtejshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale.

Më shumë nga Lajme

  • 22:14Ngjarjet në Kuvend, Prokuroria thotë se u kërcënua një polic – autorizon policinë t’i sigurojë pamjet
  • 22:06Kadaj-Bujupi: Aksioni politik është e kundërta e përplasjes fizike
  • 21:58OVL UÇK dënon kërcënimin ndaj Haradinajt: Ky veprim kërkon proces të rreptë ligjor
  • 21:50Ramadani për personin e arrestuar: S’është mërgimtar, Haxhiu dhe Dehari do të japin përgjegjësi që e lanë të hyjë
  • 21:49Pas tensioneve në Kuvend, a e ftoi Kurti PDK-në për t’u takuar? Çitaku tregon