Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dogana ndalon kontrabandën në Vërmicë, zbulohen 300 produkte të padeklaruara për mbrojtjen e bimëve

GD
Gazeta Demos23 tetor 2026 në 16:39
Dogana ndalon kontrabandën në Vërmicë, zbulohen 300 produkte të padeklaruara për mbrojtjen e bimëve

Dogana e Kosovës ka parandaluar një tentativë për kontrabandimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.

Sipas njoftimit të Doganës, rasti është zbuluar më 22 tetor, gjatë kontrollit të një kamioni me mallra që po hynte në Kosovë.

Gjatë kontrollit, zyrtari doganor ka vërejtur një hapësirë të modifikuar në kamion. Kur është kontrolluar kjo hapësirë, janë gjetur disa qese, për të cilat drejtuesi i automjetit kishte deklaruar se përmbanin rroba personale.

Megjithatë, kontrolli i detajuar ka zbuluar 300 copë produkte për mbrojtjen e bimëve, të cilat nuk ishin deklaruar në Doganë. Për to, sipas njoftimit, nuk është paraqitur faturë apo dokumentacion përkatës.

Për këtë rast është iniciuar procedurë kundërvajtëse, në përputhje me Kodin Doganor dhe të Akcizave.

Dogana ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet për parandalimin e kontrabandës dhe futjen e mallrave të padeklaruara në territorin e Kosovës.

doganambrojtjenbimëve

Të ngjashme

Dogana zbulon 20 ngrohëse të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 1 mijë e 200 euro

Dogana zbulon 20 ngrohëse të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 1 mijë e 200 euro

14:48

Më shumë nga Lajme

  • 17:40Avokati thotë se Gani Geci ka pranuar fajësinë, thotë se iu bë çelës për hapjen e derës së burgut – ka kritika ndaj Prokurorisë
  • 17:39Presidentja Shiroka Pula takohet me homologun hungarez, kërkon mbështetjen e Hungarisë për integrimin e Kosovës në BE
  • 17:08Samiti i Procesit të Berlinit, ambasada: Gjermania mbështet integrimin evropian të Kosovës, BE’ja duhet të zgjerohet
  • 16:55Shqipëria nënshkruan marrëveshjen për pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza
  • 16:38Çitaku: Kërkesa për rikthim nuk është tërheqje, ligji që mbron UÇK-në do të kalojë