Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit të metaleve të çmuara në pikën e kalimit kufitar Merdare, ku gjatë kontrollit të një automjeti janë zbuluar dhe sekuestruar përkohësisht rreth 8.274 kilogramë argjend i pastër investues, me pastërti 99.9%.
Sipas Doganës, rasti është zbuluar sot, pas dyshimeve të ngritura nga zyrtarët doganorë gjatë kontrollit fillestar të një furgoni me targa të huaja, i cili ishte në tranzit përmes territorit të Republikës së Kosovës, nga Belgjika drejt një vendi fqinj.
“Pas vlerësimit të dyshimeve fillestare, automjeti është përzgjedhur nga Njësia e Skanerëve për kontroll përmes pajisjeve të skanimit. Gjatë analizimit të imazheve të skanimit, zyrtarët doganorë kanë identifikuar parregullsi të mundshme në ngarkesën e automjetit, çka ka çuar në kontrollin e detajuar në vijën e dytë.
Kontrolli është realizuar nga zyrtarët doganorë të angazhuar në këtë operacion, në bashkëpunim me zyrtarët përkatës dhe nën asistimin e Policisë së Kosovës” thuhet në njoftim.
Gjatë kontrollit është zbuluar një sasi e konsiderueshme e argjendit të padeklaruar, e fshehur në pjesën e sipërme të një lavatriçeje të përdorur. Malli ishte kamufluar në atë mënyrë që mund të identifikohej vetëm pas çmontimit të pajisjes.
Sasia e zbuluar përbëhej nga:

