Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Doganat e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut thellojnë bashkëpunimin, Llugaliu: Rezultate shumë pozitive

GD
Gazeta Demos25 gusht 2026 në 12:32
Doganat e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut thellojnë bashkëpunimin, Llugaliu: Rezultate shumë pozitive

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ka pritur në takim zyrtar drejtorin e përgjithshëm të Administratës Doganore të Maqedonisë së Veriut, Boban Nikollovski, dhe zëvendësdrejtorin Mustafa Dauti, me të cilët ka diskutuar për bashkëpunimin dhe reformat doganore ndërmjet dy vendeve.

Në këtë takim Llugaliu tha se bashkëpunimi me Doganën e Maqedonisë së Veriut ka sjellë rezultate pozitive, veçanërisht në reformën për deklarimin para mbërritjes, ndërsa theksoi rëndësinë e shkëmbimit të informacionit dhe përvojave.

“Këtë vit kemi pasur edhe Doganën e Maqedonisë së Veriut, me të cilën kemi zhvilluar një sërë reformash doganore. Shumë prej tyre kanë të bëjnë me reformimin dhe inicimin e deklarimit para mbërritjes. Kjo ka dhënë disa rezultate shumë pozitive, megjithatë është një reformë shumë kërkuese, një detyrë shumë kërkuese. Por, gjithsesi, shohim se rezultatet në përgjithësi janë shumë të kënaqshme. Pra, ky është një vlerësim për përpjekjet tona dhe presim që të ndërtojmë me Administratën Doganore të Maqedonisë së Veriut mbi progresin që kemi arritur. Për këtë arsye, ne konsiderojmë se shkëmbimi i informacionit dhe shkëmbimi i përvojave në këtë drejtim është shumë progresiv”, tha ai.

Llugaliu e cilësoi si histori suksesi edhe funksionimin e pikës së përbashkët të kontrollit “One Stop Shop” në vendkalimet kufitare ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“E di gjithashtu se edhe pika e përbashkët e kontrollit, “One Stop Shop“, në vendkalimet kufitare në Hani i Elezit- Bllacë, Glloboçicë — Jazhincë Bllacë, është një histori suksesi që kemi pasur. Kemi marrë një vlerësim shumë pozitiv nga të gjithë aktorët për këtë proces dhe gjithashtu është shumë e rëndësishme që qytetarët e të dyja vendeve janë shumë pozitivë për këtë. Gjithashtu, e mirëpres zëvendësdrejtorin e përgjithshëm për investime doganore dhe presim që, së bashku me të gjitha ekipet, të punojmë në këtë agjendë të gjerë se si mund ta zhvillojmë bashkëpunimin tonë në të ardhmen, duke u mbështetur në bashkëpunimin tradicional ekzistues që kemi pasur në mënyrë shumë efikase me Doganën e Maqedonisë së Veriut”, tha ai.

Ndërkaq, drejtori i Përgjithshëm i Administratës Doganore të Maqedonisë së Veriut, Boban Nikollovski, tha se është i kënaqur me bashkëpunimin ndërmjet dy administratave doganore.

“Është kënaqësi për mua dhe për të gjithë ekipin tim të administratës doganore që jemi këtu. Jemi shumë të kënaqur që jemi këtu me ftesën tuaj. Po ju ndjek nga afër, se si po punoni dhe si po e bëni punën tuaj, dhe shoh se po e bëni punën tuaj shumë mirë. Suksesi ynë është se po punojmë së bashku dhe po shohim suksesin e të dyja palëve, dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne si administratë doganore”, tha ai.

maqedonisëveriutllugaliu

Të ngjashme

Kosova triumfon ndaj Maqedonisë së Veriut në “Taranto 2026”

Kosova triumfon ndaj Maqedonisë së Veriut në “Taranto 2026”

13:49

Më shumë nga Lajme

  • 18:22“Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit.” – Zeka: Edhe lopa e din që Fatmiri ka punu në UDB
  • 18:22Nis mbledhja e Kryesisë së Aleancës, pas përfundimit pritet të flasë Ardian Gjini
  • 18:21KEK-u i kundërpërgjigjet Sindikatës: Pretendimet për mungesë të pajisjeve mbrojtëse janë të pavërteta
  • 18:11Pse kontaktoi me Fatmir Shehollin? – Flet Zeka
  • 17:56“Shtini n’gji” – Sheholli i thotë gruas së tij pasi pranoi material dhe 5 mijë euro nga BIA