Sonte në Pressing diskutohet për dorëheqjen e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqit, atë që e pret këtë subjekt politik dhe zhvillimet tjera politike në vend, ku në studio janë Baton Haxhiu, Dukagjin Gorani, Blerim Latifi, Valon Syla e Ilir Mirena.
Haxhiu thotë se Memli Krasniqi ka qenë një kryetar që e kreu punën më të vështirë për arsye se dy udhëheqës të kësaj partie janë në Hagë.
“Një kryetar që e kreu punën më të vështirë në këto 4 vite, për arsye se i ka pas dy udhëheqës në Hagë dhe një parti që është dashtë ta mirëmbajë. Duke qenë peng i vendimeve të mëdha, sepse kur flen brenda partisë e mendon te Thaci e Veseli e ke të vështirë ta ndërtosh autoritetin që duhet për ta udhëhequr një parti. Këto kanë qenë pengesat serioze të Memli Krasniqit”, tha Haxhiu.
