Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Drama” në Rahovec, ja se cilat parti shkuan në balotazh​

GD
Gazeta Demos19 tetor 2025 në 22:18
“Drama” në Rahovec, ja se cilat parti shkuan në balotazh​

Është përmbyllur procesi i numërimit të votave të diasporës në Komunën e Rahovecit, duke qartësuar garën për balotazh.

Derisa kandidati i AAK-së, Smajl Latifi, e kishte siguruar me kohë kalimin në raundin e dytë, dilema ka qenë se kush do të ishte kandidati i dytë që do ta sfidonte atë.

Rezultatet e diasporës, pas përpunimit të të gjitha 6 vendvotimeve (100%), treguan përparësi të kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Burim Krasniqi, i cili mori 34.92% (433 vota).

Pas tij renditet Smajl Latifi i AAK-së me 30.48% (378 vota), derisa Ali Dula i Lëvizjes Vetëvendosje mori 25.24% (313 vota).

Edon Cana i PDK-së ka marrë 9.35% (116 vota).

Pas përfshirjes së votave të diasporës dhe të gjitha qendrave të votimit brenda Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar rezultatet përfundimtare ku:

Smajl Latifi (AAK) kryeson me 37.18% (8,051 vota) Ali Dula (LVV) renditet i dyti me 23.92% (5,181 vota) Burim Krasniqi (LDK) ndjek nga afër me 23.58% (5,106 vota) Edon Cana (PDK) përfundon me 15.32% (3,318 vota)

Kështu, gara për kryetar të Rahovecit shkon në balotazh ndërmjet Smajl Latifit të AAK-së dhe Ali Dulës së Vetëvendosjes, me një diferencë të ngushtë mes vendit të dytë dhe të tretë që u përcaktua vetëm pas numërimit të votave të diasporës.

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 22:54Trumpi thotë se Kimi i Koresë së Veriut u është përgjigjur uverturave të tij
  • 22:49Largohen mbeturinat në Kalabri, qytetarët paralajmërohen me gjobë deri 500 euro
  • 22:32Trump: “Ide e shkëlqyer” që Ngushtica e Hormuzit të bëhet territor amerikan
  • 22:31550 rekrutë nisin rrugëtimin drejt FSK-së, Maqedonci: Shërbimi në uniformë është nder dhe përgjegjësi
  • 22:28Sadriu-Hamiti: Republika e Kosovës është e rrezikuar, po shkelet nga Kurti