Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Drejtori i burgjeve vizitë në Izrael, në fokus avancimi i sigurisë në institucionet korrektuese

GD
Gazeta Demos26 gusht 2026 në 16:30
Drejtori i burgjeve vizitë në Izrael, në fokus avancimi i sigurisë në institucionet korrektuese

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Izrael, e cila po realizohet me mbështetjen e Ambasadës së Shtetit të Izraelit në Kosovë, përmes ambasadores Tamar Ziv, dhe Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem.

Siç bëhet e ditur në njoftim, delegacioni i SHKK’së po zhvillon takime dhe vizita në institucionet kryesore të Shërbimit të Burgjeve të Izraelit, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe praktikave profesionale në fushën korrektuese.

‘‘Vizita ka në fokus forcimin dhe avancimin e sigurisë në institucionet korrektuese, përfshirë shkëmbimin e përvojave në menaxhimin e sigurisë, avancimin e kapaciteteve të Njësisë së Inteligjencës Korrektuese dhe zbatimin e praktikave moderne të sigurisë. Krahas kësaj, vëmendje e veçantë i kushtohet programeve të risocializimit dhe rehabilitimit, si dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Njoftimi:

Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Ismail Dibrani, në vizitë zyrtare në Izrael

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani, po qëndron në një vizitë zyrtare në Shtetin e Izraelit, e cila po realizohet me mbështetjen e Ambasadës së Shtetit të Izraelit në Kosovë, përmes ambasadores znj. Tamar Ziv, dhe Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni i Shërbimit Korrektues të Kosovës po zhvillon takime dhe vizita në institucionet kryesore të Shërbimit të Burgjeve të Izraelit, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe praktikave profesionale në fushën korrektuese.

Në kuadër të agjendës, delegacioni ka vizituar Selinë Qendrore të Shërbimit të Burgjeve të Izraelit në Ramla, ku Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, z. Ismail Dibrani, ka zhvilluar takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit të Burgjeve të Izraelit, z. Kobi Yakobi dhe me përfaqësues të Ministrisë së Sigurisë Kombëtare të Shtetit të Izraelit.

Agjenda e vizitës përfshin edhe vizitën në Kompleksin Ayalon/Nitzan, takime me drejtues të Departamentit të Punës Sociale në Qendrën e Paraburgimit Nitzan, vizitën në fabrikën e Burgut Ayalon, si dhe prezantimin me njësinë qendrore YAMAZ.

Vizita ka në fokus forcimin dhe avancimin e sigurisë në institucionet korrektuese, përfshirë shkëmbimin e përvojave në menaxhimin e sigurisë, avancimin e kapaciteteve të Njësisë së Inteligjencës Korrektuese dhe zbatimin e praktikave moderne të sigurisë. Krahas kësaj, vëmendje e veçantë i kushtohet programeve të risocializimit dhe rehabilitimit, si dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Përmes kësaj vizite synohet që përvojat dhe praktikat e avancuara të Shërbimit të Burgjeve të Izraelit të shërbejnë si bazë për shkëmbim profesional dhe për avancimin e mëtejshëm të standardeve të sigurisë, inteligjencës korrektuese, menaxhimit dhe rehabilitimit në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

drejtorivizitësigurisë

Të ngjashme

Aktakuza ndaj Fatmir Shehollit, OVL-UÇK kërkon hetim të thellë: Çështje e sigurisë kombëtare

Aktakuza ndaj Fatmir Shehollit, OVL-UÇK kërkon hetim të thellë: Çështje e sigurisë kombëtare

15:44
Zhvillime të papritura: Drejtori i CIA shkon në mënyrë sekrete në Rusi me një avion të Forcave Ajrore

Zhvillime të papritura: Drejtori i CIA shkon në mënyrë sekrete në Rusi me një avion të Forcave Ajrore

19:17

Më shumë nga Lajme

  • 20:39Kurti flet pas takimit, ja se çka tha
  • 20:37Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku
  • 20:23Burgimi i përjetshëm: Naim Murseli ankohet, do ulje dënimi
  • 20:09Policia realizon dy ekstradime, një person dërgohet në Kosovë dhe një tjetër në Gjermani
  • 20:07Dy orë nga nisja e takimit, a do të ketë marrëveshje midis Kurti e Abdixhikut