Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë: Refuzimi i gazit mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA

GD
Gazeta Demos22 qershor 2026 në 22:06
Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë: Refuzimi i gazit mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA

Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka deklaruar se Kosova, gjatë viteve të fundit, ka humbur mundësi të rëndësishme investimi për shkak të mosbashkërendimit me politikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në sektorin e energjisë.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Zeka tha se një nga rastet kryesore ka qenë humbja e mundësisë për ndërtimin e një termocentrali me investitor amerikan.

Kosova për vite me radhë realisht ka refuzuar në disa aspekte kyçe të politikës së jashtme amerikane që të bashkërendohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në vitin 2021 ne realisht e humbëm mundësinë e ndërtimit të një termocentrali, investitori i të cilit ishte një kompani me kapital amerikan”, deklaroi Zeka.

Sipas tij, kjo ka ndodhur edhe si rezultat i deklaratave politike të asaj kohe.

“Kjo ndodhi edhe për shkak të deklaratave që dy prej liderëve më të fuqishëm politikë, kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani, i kishin bërë gjatë fushatës së vitit 2020 dhe në fillim të vitit 2021”, tha ai.

Zeka kritikoi gjithashtu qasjen e Qeverisë ndaj marrëveshjes së Washingtonit, duke thënë se ekzekutivi kishte refuzuar zbatimin e disa prej dispozitave të saj.

“Kjo qeveri realisht refuzonte që të zbatonte dispozitat e Marrëveshjes së Washingtonit, në të cilën parashihej edhe përfitimi i fondeve të institucioneve financiare amerikane për ndërtimin e infrastrukturës së furnizimit me gaz të lëngshëm natyror”, u shpreh ai.

Ai kujtoi deklaratat e zyrtarëve qeveritarë që, sipas tij, kishin shkaktuar shqetësim.

“Zyrtarët e qeverisë thoshin se do të zgjedhin cilat dispozita të Marrëveshjes së Washingtonit do t’i zbatojnë. Ata jo vetëm që e refuzonin marrëveshjen në tërësi, por po provokonin duke thënë se do të vendosin vetë cilat pika do t’i zbatojnë”, deklaroi Zeka.

Drejtori i Odës Amerikane poashtu tha se ekziston një kërkesë e qartë amerikane për investime në infrastrukturën e gazit të lëngshëm natyror (LNG), duke kundërshtuar pretendimet se kjo nuk është kërkesë zyrtare e Washingtonit.

SHBA

Më shumë nga Lajme

  • 14:06PDK-ja i propozon dy emra për anëtarë të KQZ-së
  • 13:42Pamja e ardhshme e kartëmonedhave euro do të përcaktohet nga votat në sondazhe: Mund të votojnë qytetarët e Kosovës dhe Malit të Zi
  • 13:39Pamje të frikshme nga Kroacia: Ikën me fëmijën 3-vjeçar mes flakëve, vetura fillon të digjet gjatë rrugës
  • 13:30“Linja e Jetës” proteston kundër raportimit të vetvrasjeve: Po cenohet privatësia e viktimave
  • 13:27LDK e injoron ftesën e Albulena Haxhiut, një zyrtar thotë se s’do të marrin pjesë në takim