Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Driton Selmanaj i prin listës së LDK-së me 44 kandidatë tjerë në Prizren

GD
Gazeta Demos15 gusht 2025 në 09:10
Driton Selmanaj i prin listës së LDK-së me 44 kandidatë tjerë në Prizren

LDK në Prizren do të ketë 44 kandidatë për asamble komunale.

Listën e plotë e publikoi Driton Selmanaj, kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit.

Ai tha se ekipi përbëhet nga profesionistë të dalluar, aktivistë të përkushtuar dhe përfaqësues të fuqishëm të çdo lagjeje, komuniteti dhe grupmoshe në qytetit të Prizrenit.

“Të dashur qytetarë të Prizrenit, Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Dega në Prizren. Pas takimeve dhe konsulltimeve të shumta, me krenari dhe përgjegjësi të lartë, ju prezantojmë listën tonë zgjedhore për Asamblenë Komunale të Prizrenit – një ekip të përbërë nga profesionistë të dalluar, aktivistë të përkushtuar dhe përfaqësues të fuqishëm të çdo lagjeje, komuniteti dhe grupmoshe në qytetin tonë”.

“Ju siguroj se kjo listë është ndërtuar mbi parime të meritës, përfaqësimit të barabartë dhe angazhimit të sinqertë qytetar. Prizreni ka nevojë për përfaqësues të ndershëm dhe që e duan qytetin tonë si shtëpinë e tyre. Me këtë listë, ne ofrojmë pikërisht këtë, njerëz të pastër, të përkushtuar dhe të aftë për ta çuar Prizrenin përpara! Na jepni mbështetjen tuaj – dhe bashkë do të ndërtojmë Prizrenin që e duam dhe e meritojmë!12 tetori është dita juaj! LDK është gati për Prizrenin tonë”, ka thënë Selmanaj.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 23:50Vushtrri: Policia kap 4 të mitur për vjedhje, produktet do t'u kthehen pronarëve
  • 23:16S’ka pengesa ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara: Ky është vendimi që nënshkroi Kurti
  • 23:11Qeveria e dërgoi në Kuvend Ligjin për Gjykatën Speciale, reagon Arian Tahiri
  • 23:09Miratimi nga Qeveria, lajmërohet deputeti i parë nga PDK: Unë do të votoj PRO
  • 22:57Çka thuhet në përgjigjen e Qeverisë për ndryshimin e Ligjit për Specialen?