Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dronë, motoristë dhe dhurata, Policia qendron pranë fëmijëve në ditën e tyre

GD
Gazeta Demos1 qershor 2026 në 16:53
Dronë, motoristë dhe dhurata, Policia qendron pranë fëmijëve në ditën e tyre

Policia e Kosovës ka organizuar një sërë aktivitetesh në mbarë vendin për shënimin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, duke afruar fëmijët me punën dhe misionin e institucionit të sigurisë.

Aktivitetet u zhvilluan në lokacione të ndryshme dhe përfshinë demonstrime të njësive policore, vizita, programe kulturore dhe shpërndarje dhuratash simbolike për fëmijët.

Në këto aktivitete morën pjesë drejtuesit e lartë të Policisë së Kosovës, të udhëhequr nga drejtori i përgjithshëm, kolonel Gazmend Hoxha, si dhe personalitete të larta shtetërore, përfshirë kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Në kuadër të shënimit të kësaj dite, përfaqësues të Policisë vizituan Spitalin Pediatrik në QKUK, ku u shpërndanë dhurata simbolike për fëmijët e hospitalizuar.

Festimet vazhduan në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe në drejtoritë rajonale, ku nxënës dhe fëmijë nga qendra kulturore prezantuan valle, poezi dhe pika muzikore. Një atmosferë të veçantë krijuan edhe demonstrimet e njësive speciale, përfshirë lëshimin me litar nga ndërtesa, operimin me dronë policorë, si dhe paraqitjen e njësisë së motoristëve dhe automjeteve policore.

Aktivitete u zhvilluan edhe në Kampin “Enver Zymeri”, ku fëmijët patën mundësinë të shohin nga afër aftësitë profesionale të njësive të specializuara në operimin me dronë dhe pajisje të tjera moderne.

Policia e Kosovës theksoi se mbetet e përkushtuar në mbështetjen e aktiviteteve që promovojnë sigurinë, edukimin dhe mirëqenien e fëmijëve, duke uruar të gjithë fëmijët për 1 Qershorin dhe duke garantuar se do të vazhdojë të jetë një mburojë e sigurt për të ardhmen e tyre.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 11:28“Pa hapin e parë nuk ka të dytë”, Tahiri kritikon moskonstituimin e Kuvendit
  • 11:19Edhe Aleanca shkon në sallën e Kuvendit të Kosovës
  • 11:15352 pacientë në QKUK brenda 24 orëve – 17 të lënduar në aksidente trafiku, 3 vdekje
  • 11:11Therje me thikë tek Shkolla Ekonomike në Pejë, dy të lënduar dërgohen në Spital
  • 11:10Rama: Kurti shkeli vendimet e Kushtetueses, përçmoi prokurorët e keqpërdori paranë publike- Kosova s’është pronë e tij