Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dugolli kërkon korrigjimin urgjent të ekspozitës për Masakrën e Dubravës: Ka pasaktësi të mëdha

GD
Gazeta Demos27 mars 2026 në 17:18
Dugolli kërkon korrigjimin urgjent të ekspozitës për Masakrën e Dubravës: Ka pasaktësi të mëdha

I mbijetuari i Masakrës së Burgut të Dubravës dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka reaguar ashpër ndaj një ekspozite publike për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, duke pretenduar se aty janë paraqitur pasaktësi të mëdha lidhur me ngjarjet në Burgun e Dubravës.

Sipas Dugollit, të dhënat e ekspozuara për Masakrën e Burgut të Dubravës nuk përputhen me faktet e njohura.

Ai thekson se në ekspozitë figurojnë 106 viktima, ndërkohë që, sipas tij, janë të konfirmuar 116 të vrarë dhe një person i zhdukur.

Një tjetër çështje që ai e cilëson si “tërësisht të pavërtetë” është pretendimi se një pjesë e viktimave kanë qenë të armatosur.

Dugolli ka theksuar se gjatë masakrës nuk ka pasur asnjë shqiptar të vrarë në cilësinë e personit të armatosur, duke insistuar se të gjithë të burgosurit kanë qenë civilë, të paarmatosur dhe të pambrojtur.

Ai ka kërkuar nga organizatorët e ekspozitës që të tërheqin menjëherë materialin për Dubravën dhe ta korrigjojnë atë, duke paralajmëruar se forma aktuale mund të dëmtojë të vërtetën historike dhe të përdoret për të përforcuar narrativa të rreme.

Po ashtu, Dugolli i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit, përkatësisht departamentit për krime lufte, që të përfshihet në këtë çështje dhe të nisë hetime për rastin.

Më shumë nga Lajme

  • 21:55Avdiu i LPK-së: Në mbledhjen e 1993-ës Behajdin Allaqi insistoi në zgjedhjen e Thaçit, s’pati përplasje mes tyre
  • 21:54Kosovë–Kroaci, marrëveshje bashkëpunimi për dokumentet e luftës
  • 21:51Fatmir Brajshori mohon konfliktin Thaçi-Allaqi: Thaçi ka qenë më i urti dhe më i maturi
  • 21:22Nga numrat te ndikimi: gratë në qendër të agjendës së re për paqen dhe sigurinë
  • 21:17Flamuj me Mlladiqin dhe simbole të RS-së, disa serbë tentuan ta provokojnë protestën për UÇK-në në Prishtinë