Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se çdo propozim konkret nga partitë opozitare për çështjen e presidentit do të trajtohet me seriozitet dhe do të shqyrtohet deri në përmbyllje të procesit.
Ai theksoi se, sapo të ketë propozime konkrete nga dy partitë kryesore opozitare, ato do të merren në konsideratë në mënyrë institucionale.
“Ne momentin që kemi propozime konkrete nga partitë opozitare, e kryesisht nga dy partitë kryesore opozitare, do ta shqyrtojmë me seriozitet dhe do ta mbyllim këtë”, u shpreh ai.
