Skender Llugiqi është deklaruar i pafajshëm para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku përballet me akuzat për “Kanosje” dhe “Nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”, në rastin që lidhet me deklaratat e tij ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Llugiqi dyshohet se e ka kanosur Haradinajn më 12 gusht 2026, rreth orës 14:00, në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Gjatë aktivitetit “Bashkëatdhetarët në Kuvend”, në pamjet e publikuara, ai dëgjohet duke thënë për Haradinajn se “duhet me u pushkatu”.




