Moti i keq ka paralizuar Shqipërinë prej disa ditësh, jo vetëm me temperatura ekstrem, por edhe me reshje e stuhi shiu, dëbore dhe pasoja të rënda në përmbytje masive e katastrofë natyrore.
Më i prekur është qyteti i Durrësit, i cili prej tre ditësh është shndërruar si Venecia, me rrugët që notojnë në ujë dhe ky i fundit që ka shkaktuar vetëm dëme të konsiderueshme materiale, ekonomike, por edhe infrastrukturore.
Këto janë pamjet që vijnë nga “Unaza e plazhit” në Durrës. Uji vijon të diktojë pushtetin e tij, kurse shoferët duhet të jenë të kujdesshëm se mos bien nëpër gropa apo pusetat e hapura.Prej tre ditësh, uji qëndron në rrugë dhe lagje, deri brenda banesave.
