Deri në maj të këtij viti janë braktisur dy foshnje në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK.
Njëra prej tyre, rreth një muajsh vazhdon të jetë nën përkujdesjen e klinikës, ndërkohë gjatë 2025-s ishin regjistruar 12 raste të braktisjeve që më pas vazhduan jetën nën përkujdesjen e institucioneve sociale
Arsyet e braktisjeve sipas drejtorit të Klinikës së Neonatologjisë janë sociale, ekonomike e psikologjike.
Ka vetëm 3 javë prej kur erdhi në jetë, por ditët e saj të para po zhvillohen ende në hapësirat e spitalit.
Historia e saj nisi me braktisje, pak kohë pas lindjes, duke mbetur e vetme nga familja biologjike, por jo edhe stafi mjekësorë.
Foshnja e dytë e braktisur deri në maj të këtij viti, po vazhdon nën kujdesin e Klinikës së Neonatologjisë në QKUK.
”I kemi pas vetëm dy raste deri në këtë periudhë, një në muajin shkurt, një në muajin maj, që e kemi ende në klinikë, I cili është në përkujdesjen e stafit tonë, dhe presim deri në një moment kur Qendra për Punë Sociale, I komunës prej nga vjen foshnja, e siguron një vendstrehim, ose një familje strehuese për këtë foshnje”, ka thënë Luan Morina, Drejtor në Klinikën e Neonatologjisë.
