Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dy komisione parlamentare dhe Kryesia e Kuvendit mblidhen të hënën

GD
Gazeta Demos18 tetor 2026 në 08:17
Dy komisione parlamentare dhe Kryesia e Kuvendit mblidhen të hënën

Kuvendi i Kosovës do të mbajë të hënën, më 19 tetor, mbledhjet e Komisionit për Integrim Evropian, Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe Kryesisë së Kuvendit.

Komisionet parlamentare do të shqyrtojnë planet e tyre të punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026, ndërsa në mbledhjen e Kryesisë pritet të diskutohet propozimi i rendit të ditës për seancën e ardhshme plenare.

Komisioni për Integrim Evropian do të mblidhet në orën 10:00, në sallën N-303.

Sipas rendit të ditës, anëtarët e komisionit do të shqyrtojnë dhe miratojnë rendin e ditës dhe procesverbalet e mbledhjeve të 2 dhe 6 tetorit 2026.

Pika kryesore e mbledhjes do të jetë shqyrtimi i Planit të Punës së Komisionit për sesionin vjeshtor të vitit 2026. Në fund, është paraparë edhe pika “Të ndryshme”.

Po ashtu, në orën 10:00, në sallën N-302, do të mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Përveç miratimit të rendit të ditës dhe procesverbalit të mbledhjes së 1 tetorit, komisioni do të shqyrtojë dhe miratojë Projektligjin nr. 11/1-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Në rend dite është përfshirë edhe shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës së Komisionit për sesionin vjeshtor të vitit 2026, si dhe pika “Të ndryshme”.

Në orën 11:00, në sallën C-301, do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

Fillimisht, Kryesia do të shqyrtojë miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme, ndërsa më pas do të diskutojë propozimin e rendit të ditës për seancën e ardhshme plenare.

Ndër pikat e parapara për seancën plenare janë miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Në agjendë është përfshirë edhe formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për katër anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK): dy nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet jo shumicë.

Po ashtu, Kryesia do të shqyrtojë votimin e propozimit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Mbledhja do të përfshijë edhe shqyrtimin e propozimeve dhe kërkesave.

kuvenditkomisionit2026

Të ngjashme

Parashikimi i motit për sot, 18.10.2026

Parashikimi i motit për sot, 18.10.2026

08:01
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

16:35

Më shumë nga Lajme

  • 10:30Raportimet për “arrestime të personave zyrtarë” – reagon Prokuroria e Shtetit
  • 10:21Rrustem Mustafa për protestat në Shqipëri: Kur fëmijët protestojnë, të gjithë duhet të reflektojmë
  • 10:09Kamenicë: Kapen 160 kilogramë mish pa dokumente përcjellëse
  • 09:54Rama: Neutralizuam një dron me eksploziv që do të godiste Kryeministrinë
  • 09:32Gjashtë shtetas nga Bangladeshi dyshohet se u sollën ilegalisht në Kosovë