Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dy kompani ajrore i anulojnë fluturimet shkaku i hirit të vullkanit në Etiopi

GD
Gazeta Demos25 nëntor 2025 në 19:31
Dy kompani ajrore i anulojnë fluturimet shkaku i hirit të vullkanit në Etiopi

Kompanitë ajrore “Air India” dhe “Akasa Air” thanë të martën se do të anulonin disa fluturime, pasi hiri nga shpërthimi i një vullkani në Etiopi po i pengonte operacionet.

“Air India” tha se kishte anuluar 11 fluturime të hënën dhe të martën për të bërë kontrolle kujdesi në aeroplanët që kishin fluturuar mbi disa lokacione pas shpërthimit të vullkanit, duke ndjekur një udhëzim nga rregullatori ajror indian, raporton agjencia e lajmeve “Reuters” .

Kompania tjetër, “Akasa Air”, tha se kishte anuluar fluturime të planifikuara drejt destinacioneve të ndryshme në Lindjen e Mesme si Jeddah, Kuvajt dhe Abu Dabi që ishin paraparë gjatë atyre dy ditëve.

Hiri është duke lëvizur drejt Kinës dhe pritej të pastrohej nga qielli i Indisë deri në orën 14:00 të martën, thuhet në një deklaratë të Departamentit të Meteorologjisë në Indi.

Vullkani “Hayli Gubbi” e dërgoi hirin deri në 14 kilometra lartësi në qiell, pasi shpërtheu të dielën për herë të parë në historinë e regjistruar, sipas raportimeve të mediave.

Të martën, hiri mbuloi disa pjesë të Pakistanit dhe Indisë veriore, sipas uebfaqes “Flightradar24”, pasi kishte kaluar fillimisht mbi Jemen e Oman.

fluturime

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Ky është parashikimi i motit për nesër
  • 23:41Hoxhaj nga protesta: Një zë që nuk mund të shpërfillet – drejtësi për UÇK-në
  • 22:56Fotografi e rrallë e Bardhosh Gërvallës në demonstratën e vitit 1981 në Zvicër
  • 22:54Banorët e Grashticës së Prishtinës prej dy vitesh me rrugë të bllokuar
  • 22:51U.D presidentja merret me kryetarllëkun e PDK-së, Lushtaku: Ta kryen punën e vet, VV e ka përça popullin