Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dy orë mbështetje për ish-krerët e UÇK-së, protesta në Cyrih përfundoi pa incidente

GD
Gazeta Demos19 shtator 2026 në 18:21
Dy orë mbështetje për ish-krerët e UÇK-së, protesta në Cyrih përfundoi pa incidente

Herolinda Rexhepi, organizatore e protestës së mbajtur sot në Cyrih të Zvicrës në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se protesta ka kaluar pa incidente dhe me pjesëmarrje të madhe të bashkatdhetarëve.

Në emisionin “Info Magazine” të Klan Kosovës, Rexhepi e ka përshkruar atmosferën e protestës si emocionale, duke thënë se emrat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit kanë qenë arsyeja që bashkatdhetarët janë mbledhur në Cyrih.

Ndjenja ka qenë shumë e mirë, ka qenë shumë emocionale. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, këta janë emrat që sot na kanë mbledhur këtu në mes të Cyrihut”, ka thënë Rexhepi.

Ajo ka theksuar se në protestë kanë marrë pjesë qytetarë nga kantone të ndryshme të Zvicrës, ndërsa organizimi, sipas saj, ka kaluar pa probleme.

Pjesëmarrja ka qenë me të vërtetë shumë e madhe nga plot bashkatdhetarë që jetojnë në kantone të ndryshme të Zvicrës. Kemi kaluar shumë mirë, ka pasur organizim perfekt dhe i kemi pasur dy orë të lejuara që të zhvillohet protesta”, është shprehur ajo.

Rexhepi ka folur edhe për paralajmërimet për pengesa të mundshme gjatë protestës, duke përmendur praninë e komuniteteve të ndryshme në Zvicër.

Këtu në Zvicër jetojnë kombësi të ndryshme, kombësi serbe, natyrisht edhe kombësi që kanë simpati për Serbinë dhe prandaj kemi marrë lajmërime të tilla se vetëm do të ketë pengesa. Por kemi kaluar shumë mirë. Policia zvicerane ka qenë pranë nesh dhe nuk ka pasur ndonjë incident të tillë”, ka thënë ajo.

protestacyrihqenë

Të ngjashme

Çitaku publikon foto nga protesta e sontme: Populli në këmbë

Çitaku publikon foto nga protesta e sontme: Populli në këmbë

21:00

Më shumë nga Lajme

  • 23:57Haxhiu kërkon unitet dhe bashkërendim për hapat pas aktgjykimit të Speciales
  • 23:30Tahiri: Situata pas 16 shtatorit është më serioze, duhet lënë anash inatet politike
  • 23:20"Thellësisht i padrejtë”, Balla rishpreh qëndrimin e Kuvendit të Shqipërisë për vendimin në Hagë
  • 23:15Pas aktgjykimit të Speciales, pasardhësit e UÇK-së thërrasin protestë në Prizren
  • 23:14Çitaku i drejtohet Kurtit: Nuk është koha për taktizime, por për veprim