Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar se sot rreth orës tetë të mëngjesit në afërsi të Postës Qendrore në Ferizaj një person ka sulmuar dy të tjerë më thikë.
Dy viktimat janë transportuar në emergjencën e Ferizajt pasi fillimisht kanë marrë trajtim në vendin e ngjarjes nga ekipet mjekësore.
“Sot, rreth orës 07:50, kemi pranuar informatën se në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në afërsi të Postës Qendrore në Ferizaj, ka ndodhur një incident, ku një person dyshohet se ka sulmuar dy persona me mjet të mprehtë (thikë), të cilët janë transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt, pasi kanë marrë ndihmën e parë në vendin e ngjarjes nga ekipet mjekësore”, ka thënë Veseli.
