Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dy të akuzuarit për barrikadat në veri dënohen me burgim, Radosavljeviq 9 muaj dhe Dovrac 1 vit

GD
Gazeta Demos31 gusht 2026 në 11:51
Dy të akuzuarit për barrikadat në veri dënohen me burgim, Radosavljeviq 9 muaj dhe Dovrac 1 vit

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka marrë vendim ndaj dy të akuzuarve për vendosjen e barrikadave në veri në 2022-tën.

Sipas këtij vendimi, Millosh Radosavljeviq është dënuar me nëntë muaj burgim, ndërsa Dushan Dovrac me një vit burgim.

Në këtë proces gjyqësor janë gjashtë të akuzuar, ndërsa vendimi i fundit prek Radosavljeviqin dhe Dovracin. Të dy janë shpallur fajtorë nga gjykata dhe ndaj tyre janë shqiptuar dënime me burgim.

Sot para gjykatës kanë qenë pesë nga gjashtë të akuzuarit, ndërsa ka munguar Nenad Orloviq, i cili ndodhet në Serbi.

Në muajin korrik kishte dështuar të mbahej seanca e shqyrtimit fillestar ndaj të akuzuarve për vendosjen e barrikadave.

Rasti ka të bëjë me vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës, gjatë periudhës së tensioneve të larta të sigurisë, kur rrugët kryesore në këtë pjesë të vendit u bllokuan duke vendosur  kamionë të mbushur me zhavorr, ekskavatorë, autoambulanca, autobusë dhe automjete të tjera dhe lëvizja e lirë e qytetarëve u pengua.

Kriza kishte nisur pas arrestimit të një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës, ndërsa vendosja e barrikadave u shoqërua me kërkesa për lirimin e tij dhe kundërshtime ndaj veprimeve të institucioneve të Kosovës. 

burgimveriakuzuarit

Të ngjashme

Nis seanca në rastin e barrikadave në veri të Kosovës, gjashtë persona të akuzuar

Nis seanca në rastin e barrikadave në veri të Kosovës, gjashtë persona të akuzuar

09:40

Më shumë nga Lajme

  • 14:12Haxhiu: Dakordimi i sotëm është një hap drejt tejkalimit të ngërçit
  • 14:00Osmani krah Sejdiut: Na priftë e mbara, për Republikën mbi të gjitha!
  • 13:59PDK anulon konferencën e thirrur për media
  • 13:55Abdixhiku tash kërkon që “pa vonesa” të konstituohet Kuvendi, të zgjidhet Qeveria dhe Bekim Sejdiu President
  • 13:54Picula: Pjesëmarrja e zyrtarëve serbë në funeralin e Mlladiqit tregon identifikimin e Beogradit me krimet e tij