Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dy të dyshuar i kanë vendosur pengesa në rrugë të miturve, detaje nga grabitja e armatosur në Prizren

GD
Gazeta Demos12 prill 2026 në 12:58
Dy të dyshuar i kanë vendosur pengesa në rrugë të miturve, detaje nga grabitja e armatosur në Prizren

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me një grabitje të armatosur që ka ndodhur dje në rrugën “Ndre Bogdani”, në segmentin ndërmjet fshatrave Zym dhe Bregdri në Prizren.

Sipas policisë, dy persona të panjohur, njëri prej tyre i armatosur, kanë vendosur pengesa në rrugë dhe kanë ndalur një veturë me dy viktima, të moshës 18 dhe 16 vjeç.

Nën kërcënimin e armës, të dyshuarit u kanë marrë viktimave shumën prej 65 dhe 70 euro, ndërsa më pas janë larguar në drejtim të zonës malore.

Sipas deklarimeve të viktimave, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në ajër para largimit.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. Në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti është iniciuar si “Grabitje”, ka bërë të ditur për Klankosova.tv, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.

“Bazuar në informacionet operative, policia ka identifikuar dy të dyshuar nga fshati Krajkë i Prizrenit. Gjatë kontrollit në një shtëpi, janë gjetur dhe sekuestruar municion dhe pjesë të armëve, me ç’rast është iniciuar edhe rast për “posedim të paautorizuar të armëve”.

“Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve dhe kujdestarit për të miturin, dhe me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet tutje.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 14:42Kurti pret kryetarin e Izmirit, diskutojnë për “thellimin e bashkëpunimit ekonomik, arsimor e kulturor”
  • 14:41Vdekjet e punëtorëve në KEK, Ramadani: Ky është dështim total dhe kriminal i shtetit
  • 14:18Lladrovci: Qytetarë të komunës së Drenasit, gëzuar titulli i tetë i kampionit në qeverisjen lokale
  • 13:37Vuçiq vazhdon thirrjet kundër hapjes së urës së Ibrit, thotë se i ka shkruar shefit të NATO-s
  • 13:17Matura shtetërore, MASh zgjat afatin e aplikimit për rreth 1 mijë nxënës