GazetaDemos raportoi sot se dy persona kanë mbetur të lënduar nga shembja e kranit në rrugën ‘A’.

Kjo u konfirmua për “Demos” edhe nga Policia e Kosovës ku sipas tyre të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se dy persona kanë mbetur të lënduar, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Aktualisht njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë filluar hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit.”, deklaruan nga policia për Demos.